Mënyra kryesore e të mësuarit dhe zhvillimit të fëmijës në vitet e hershme të tyre bëhet përmes lojës. Ndikime të tjera në zhvillim përfshihen gjenet, ushqimi, aktiviteti fizik, shëndeti dhe rrethi ku jeton.
“Fëmijët e vegjël thithin informacion dhe mësojnë në shumë mënyra të ndryshme njëkohësisht”, kështu tha për Radio KFOR-in, psikologia e specializuar në psikologji sociale dhe psikoterapi, Dafina Prokshi dhe më tutje veçoi: “Gjatë zhvillimit tyre të hershëm fëmijët janë në gjendje të absorbojnë më shumë se kurrë. Truri i tyre është në kulmin e zhvillimit, andaj duhet të shfrytëzohet potenciali i tyre, në mënyrën e duhur dhe duhet kanalizuar energjia e tyre në formën e duhur. Prindërit duhet t’i japin fokus të madh zhvillimit psikologjik dhe të marrin informatat e duhura se si t’i rrisin fëmijët e tyre në mënyrën e duhur.”
Duke i ofruar kushte, mësim dhe zhvillim fëmijëve, ju i ndihmoni ata që të kenë një jetë stabile dhe një të ardhme të zhvilluar!