Ansambli vokalist ‘Zanat’ do të përfaqësoj Kosovën në festivalin e Ansambleve në Mal të Zi në Podgoricë.
Ky kor i përbërë nga solistet e ‘Filharmonisë së Kosovës’ Adelina Thaqi, Diellza Sylejmani, Elida Kryeziu, Arstina Kelmendi dhe Albana Piperku do të paraqiten në këtë festival me dy këngë në gjuhën shqipe.
Solistja e këtij ansambli Diellza Sylejmani Veseli në një intervistë për Radio KFOR-in tregoi për pjesëmarrjen e ansamblit në këtë festival:
“Ansambli vokal ‘Zánat’ me datë 2 Shkurt do të jetë pjesëmarrës në Festivalin ‘Nata internacionale e ansambleve në Mal të Zi’ i cili mbahet në Podgoricë në Qendrën Kulturore Informative ‘Budo Tomovič’. Është një festival i cili mbahet që disa vite me rradhë në Podgoricë dhe për herë të parë një Ansambël vokal nga Kosova do të jetë pjesmarrës” tregoi Diellza.
Festivali do të mbahet këtë të shtunë (02.01.2018) duke filluar nga ora 19:00 dhe secili ansambël pjesëmarrës do të interpretoj nga dy këngë në gjuhët e tyre.