Në kuadër të programit “Film Screening & Talk” të Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, sot [11 nëntor] duke filluar nga ora 19:00 do të jetë i ftuar regjisori Yll Çitaku.
Në “Project Space”, Ylli do të shfaqë filmin “Përtej Rrugës”, i cili njëherësh është filmi i tij i parë i gjatë.
Gjatë këtij organizimi, me regjisorin Çitaku do të diskutohet për prapaskenat e filmit dhe procesin e realizimit.
Ai njihet për punën e tij si regjisor me filmat e shkurtër si “Should I Stay or Should I Go (2001)”, me të cilin kishte fituar çmimin “Best Film” në edicionin e parë të “DokuFest”. Ai po ashtu ka bërë regjinë e shume filmave të tjerë, në mesin e tyre “Tatita” (2005), “Move with Me”(2007), “Blue Wall Red Door”, “Nusja jonë” (2010).
Programi i Project Space mbështetet nga Swiss Cooperation Office në Kosovë.