Edukimi rreth artit dramatik, strategjitë teatrale, lexime skenike, interpretime, karakteristikat e teatrove botërore e vendore dhe teatrit në përgjithësi, për të gjitha këto do të mësohet përmes “Klasës së teatrit”, e cila organizohet nga “YARL” (Youth Are the Real Leaders).
Për të ditur më shumë rreth këtij projekti, Radio KFOR-i kontaktoi, drejtoreshën ekzekutive të “YARL”, Kosovare Sadiku, e cila theksoi: “Klasa e teatrit, fillon më 1 nëntor dhe do të zgjasë për tre muaj me radhë. Pjesëmarrësit do të ndahen në tri grup mosha: 8- 12 vjeç, 13- 15 vjeç dhe 16- 20 vjeç. Të gjitha këto grup mosha do të kenë rastin të punojnë me një mentor, që me profesion është regjisor, ku të gjitha shfaqjet e tij janë të veçanta, siç është edhe teknika e tij e punës, Kushtrim Mehmeti.”
Të interesuarit për “Klasën e teatrit”, mund të aplikojnë deri me datën 30 Tetor 2020, përmes e-mailit yarlkosovo@gmail.com apo në linkun: https://forms.gle/soF9Pq52vAPisQ5v8, apo edhe të marrin informata shtesë në numrin: +38343874524