Xhaketa e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, është shitur në ankand për 298 mijë dollarë.
Xhakatën e zezë , Jackson e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed” dhe në pjesën e shpinës së kësaj xhakete ndodhet edhe nënshkrimi i tij.
Xhaketa i është shitur biznesmenit dhe filantropisti nga Teksasi, Milton Verret, e së bashku me xhaketën, biznismeni mori edhe gati 100 gjëra të tjera nga koleksioni i tij i madh i Rock ’N’ Roll-it.
Të njëjtën xhaketë mbreti i pop-it, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.