Nga sot e deri me datën 14 tetor, do të mbahet pjesa e dytë e kampit te “Super-Vullnetarëve”, në Qendrën Rekreative të Gërmisë e organizuar nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA) .
Gjatë kampit 40 të rinjtë nga e gjithë Kosova në fokus kanë Komunën e Kaçanikut, ku me këtë rast do t’i realizojnë dy projekte vullnetare të cilat do të përmirësojnë ambientet e shkollës fillore “Idriz Seferi” dhe asaj të mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka”, në Kaçanik.
Këta të rinj do të mësojnë si të punojnë me dru duke krijuar dollape dhe shporta nga materiale të ricikluara.
Ata do të zhvillojnë edhe shkathtësitë e komunikimit, punës në grup dhe planifikimit të aktiviteteve të ndryshme edukative.