Ndotja e ajrit është problem i madh shëndetësor me të cilin përballen miliona njerëz në të gjithë botën. Falë investimit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, banorët e Kosovës mund të njoftohen përmes monitoruesit të cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadën Amerikane, e hapur për publikun, e cila mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme. Matësit mbledhin të dhëna vazhdimisht dhe këto të dhëna japin vlerën e Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI), të ndara në gjashtë kategori.
Nëse jeni të interesuar të dini se çfarë të dhënash të ajrit kemi për momentin, mund të klikoni në këtë adresë elektronike:
https://www.airnow.gov/international/us-embassies-and-consulates/#Kosovo$Pristina