Baleti Kombëtar i Kosovës sonte prej orës 20:00 do të sjell shfaqjen baletit “Andërr”. Kjo shfaqje vjen me koreografi të Kreshnik Musollit, e cila trajton kohën, në kuptimin që atë askush nuk mund ta ndal, ta kontrolloj ose ta kthej, përderisa ajo ecë pa ndalur. Për të kuptuar më shumë detaje rreth fabulës së shfaqjes, Radio KFOR-i ditë më parë kontaktoi koreografin Musolli, i cili pos tjerash, na tregoi edhe për domethënien e emrit të shfaqjes respektive:
“Kuptimi i titullit “Andërr”, lidhet me lakminë e njeriut për gjëra materiale, për pushtet, autoritet e gjëra të tjera. Rrjedhimisht nuk i vlerëson të mirat tjera që mund t’i ketë në jetë, si familjen, dashurinë, shoqërinë e vërtetë, etj”, tha Kreshnik Musolli. Kjo është shfaqja e parë, me të cilën balerini i Baletit të Kosovës, Kreshnik Musolli, paraqitet në rolin e koreografit.