“Shtëpia e Ankandeve Kosova” organizon të shtunën (10.08.2019), në ora 11:00,në Prishtinë, Ankandin vijues me artikujt të llojllojshëm, ku mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.
Artikujt që do të paraqiten në këtë ankand vijnë nga “OSBE”, Kompania e Sigurimeve “INSIG” , “American School of Kosova”, “Raiffeisen Bank Kosova”, “FINCA”, “TEB”, “BPB”,” KEP” si dhe me artikujt nga furnitorët individual. Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij ankandi do të mund t’i shikojnë artikujt prezent, çdo ditë punë, nga ora 09:00 deri në ora 17:00.
“Shtëpia e Ankandeve Kosova” ka filluar punën në muajin mars të vitit 2011 dhe deri tani ka organizuar një numër shumë të madh të ankandeve për klientë të shumtë individualë dhe institucional.