Për herë të parë në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren, do të performoj këngëtarja e veçantë Vesna Pisarović dhe ansambli i saj i partnerëve muzikor, përfshirë Giorgio Pacorig në piano, Zeno de Ross në bateri dhe Romano Todesco në bas, do të sjellë në jetë një koleksion të improvizimit dhe eksperimentimit të xhazit.
Një eksplorim ironik i trashëgimisë së muzikës ish-jugosllave pop të viteve 1950 dhe 1960 “The Great Yugoslav Songbook”, bashkon një kombinim të zhanreve muzikore dhe i dekonstrukton ato të ngjasojnë me një montazhë të veçantë muzikore.
Ky koncert organizohet në partneritet mes Fondacionit Lumbardhi dhe Forum ZFD në Kosovë dhe Forum ZFD në Serbi, me mbështetje nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Kjo sezonë e muzikës te Lumbardhi mbështetet nga Gjirafa, BpB dhe Koha Group.