Vitamina D është ndër vitaminat e vetme që trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetvetiu, por për fat të mirë ky problem zgjidhet nga rrezet e diellit që jane burimi kryesor në prodhimin e vitaminës D. Mundësi e mirë kjo, për ta marr këtë vitamin falas.
Është ndër vitmaninat më të rëndësishme për trupin tonë dhe nga shumë ekspertë të mjekësisë njihet si vitaminë e imunitetit, për shkak se sasia e ulët e kësaj vitamine në trupin tonë dobëson edhe imunitetin tonë ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Specialistja e mjekësisë familjare në QKMF në Vushtrri, Dr. Rabije Haxhaj, në një prononcim për Radio KFOR-in, na tregoi disa nga mënyrat më të lehta përmes së cilavë mund të rrisim nivelin e Vitamnës D në trupin tonë: “Vitamina D është e domosdoshme për rregullimin e nivelit të kalciumit dhe fosforit në organizmin tonë, duke luajtur rol kyq në mbajtjen e strukturës normale të eshtrave. Mënyra më e mirë për ta marrur këtë vitaminë, është ekspozimi i trupit në rrezet e diellit. Pra, ne duhet të ekspozojmë në diell duart, fytyrën, krahët dhe këmbët, 2 deri 3 herë në javë. Vitaminën D ne e gjejmë edhe në ushqime të ndryshme si: peshku tuna dhe salmoni, produket e qumështit, në lëgun e portokallit e po ashtu edhe tek vezët dhe kërpudhat.”
Gjatë kësaj kohe përfitimin e vitaminës D përmes rrezeve të diellit mund a arrijmë edhe nga shtëpitë tona, duke përdorur hapsirat ku depërtojnë rrezet e diellit, si ballkoni dhe hapësirat pranë dritareve.