Sot (13 gusht), në ‘Soma Book Station’ me fillim nga ora 21:30, Visar Kasa do të lansojë premierën e video-spotit të parë “gin and tonic” dhe do të sjell para të pranishmëve performancë live.
Visar Kasa është kompozitor, pianist dhe vokalist nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, ku edhe ka kryer studimet dhe është shumë aktiv në jetën muzikore, duke përfshirë projektet muzikore si: ‘ Kasa Trio’, ‘Jam Jazz Ansamble’ dhe gjithashtu ‘Bicalko.’
Në një prononcim për Radio KFOR-in, artisti Visar Kasa ka zbuluar më shumë rreth perfomancës së tij që do të ofrojë sonte:
“Sonte do të performojë në mënyrë akustike këngën e albumit, në të cilin jam duke punuar në Vjenë, i cili do të lansohet në fund të vitit tjetër. Sonte, do të jetë një perfomancë të cilën e kemi kuruar të jetë e shkurtë dhe pas perfomancës do të bëjë edhe prezantimin e videoklipit që e kam bërë për projektin e parë si solo artist”
Kujtojmë që Kasa, ka qenë edhe pjesë ‘The Voice of Austria’ ku ka arritur të jetë në top 5-shën e më të talentuarve atje, ndërsa rrugëtimin muzikor e ka vazhduar duke eksperimetuar në zhanre të ndryshme muzikore.