Për tu njoftuar rreth gjendjes momentale me energjinë elektrike në Kosovë, Radio KFOR-i realizoi një intervistë me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala.
Radio KFOR: Cila është gjendja momentale me furnizim të energjisë elektrike?
Viktor Buzhala: “Po gjendja është e mirë, do të thotë kufizime nuk ka për as një konsumator, pra jemi duke i furnizuar pa ndërprerë me energji elektrike. Sigurisht që kjo vazhdimësi e kësaj gjendje varët shumë nga disa faktorë, nga çmimet, të cilat fatkeqësisht, në berëzat ndërkombëtare janë në rritje këto dy apo tre ditët e fundit, pastaj konsumi I cili edhe ai është në rritje dhe prodhimi dhe prodhimi vendor I cili nuk është në nivelin në të cilin ne do të dëshironim të ishte pasi që njësia B2 vazhdon të jetë jashtë punës tash e disa javë”.
Radio KFOR: Çfarë na pret në të ardhmen e afërt sa i përket furnizimit me energjinë elektrike?
Viktor Buzhala: “Ne po bëjmë maksimumin që t’i furnizojmë sa më mirë konsumatorët me energji elektrike, mirëpo duhet ta dimë që jemi në situatë emergjente dhe sigurisht për këtë arsye është shpallur kjo gjendje, ku është krijuar komiteti për energji nën ombrellën e Qeverisë së Kosovës e cila po i merr vendimet më të mira të mundshme për gjithë qytetarët e vendit”.
Radio KFOR: Si iu është përgjigjur populli thirrjeve të shumta për kursim të energjisë elektrike?
Viktor Buzhala: “Është përgjigjur në mënyrë relative. Kemi arritur të shtyjmë konsumin në orët e vona pas mesnate, një pjesë të konsiderueshme, mirëpo nuk është se po kursehet edhe aq shumë energjia elektrike, pasi që vazhdon të jetë në nivele rekorde siç nuk ka qenë as edhe një herë më parë”.
Radio KFOR: Çfarë mendoni për veprimtaritë me kriptovaluta dhe shpenzimin e energjisë elektrike?
Viktor Buzhala: “Nuk kemi koment për këto valuta, sigurisht që nuk na përket neve që ta diskutojmë këtë, mirëpo dihet që ata janë shpenzues të mëdhenj të energjisë elektrike”.
Radio KFOR: Çfarë porosie keni për të gjithë popullin në lidhje me kursimin e energjisë elektrike?
Viktor Buzhala: “Kursimi i energjisë elektrike është norma më e lartë civilizuese, ku secila shoqëri e civilizuar bën apele të vazhdueshme dhe atij apeli duhet ti bashëngjitemi edhe ne si shoqëri pasiëqë dihet që kemi të bëjmë me burime jetike të cilat janë të pakta dhe ndikojnë jashtëzakonisht shumë në ambientin që na rrethon. Kursimi është jetik edhe në drejtimin tjetër duke na lehtësuar jashtëzakonisht barrën tonë për furnizim më të mirë me energji elektrike”.
Enter
Write to Merita Gjoni