Data e sotme 11 shkurt 2019, shënon vitin e katërt të ‘Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë’. Me këtë rast, Radio KFOR-i zgjodhi që të bisedoj me një nxënëse të zellshme, mirëpo edhe një vajzë e cila edhe pse në moshë të re, ka kontribuar në rrugëtimin shkencor të vajzave kosovare: “Unë jom Raesa dhe kam krijuar dorezën që e përkthen gjuhën e shenjave në gjuhën e folur, e cila ndihmon personat memecë që të komunikojnë lirshëm me të gjithë. Sot është ‘Dita e Vajzave në Shkencë’ dhe dëshiroj që krejtë vajzat në botë ta dijnë se me vullnet, pasion dhe punë mund të arrijnë majat e suksesit në çdo fushë. Fatkeqësisht, zakonisht ka pasur më pak femna në shkencë, sepse kane qenë të dekurajuara gjithmonë, duke konsideruar shkencën dhe tekologjinë si fusha të gjinisë mashkullore, por siç ka thënë Nobelistja në Shkencë, Francoise Barre: “Meshkujt më dekurajonin, duke thënë se shkenca nuk është karrierë e mirë për femra, por kjo më shtyu të jem më e dedikuar që të vazhojë pasionin tim”.
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë shërben për të ndërgjegjësuar komunitetin, por edhe vetë femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Bazuar në studime të shumta të bëra nga organizata të ndryshme, thuhet se në botë vetëm rreth 28% e të gjithë kërkuesve shkencorë, janë femra.