Vokalisti i rock bandit të famshëm ‘Queen’ Freedie Mercury, është rikthyer edhe njëherë në memorien e fansave të tij, e kësaj radhe përmes këngës së tij të ripërpunuar ‘Time’. Pas disa vitesh punë nga muzicienti, kompozitori dhe producenti i famshëm Dave Clark, është publikuar një version ekskluziv i këngës së famshme ‘Time’, që ishte regjistruar në vitin 1986 nga Freddie Mercury.
Këtë version të këngës mund ta dëgjoni në valet e Radio KFOR-it, mirëpo edhe përmes linkut të më poshtëm në një interpretim unik të pa publikuar më parë, nga i ndjeri vokalisti i grupit ‘Queen’, Freddie Mercury: