Mbrojtja e ambientit nga emetimi i gazrave dhe funksionimi me një kosto shumë më të ulët, janë shpikjet e fundit që kanë arritur ti realizojnë kompanitë e veturave elektrike. Të tilla vetura, tashmë i gjejmë edhe në Kosovë. Është fjala për veturat e markës ‘ZD’, ku për Kosovë, distributor ekskluziv i autorizuar i kompanisë është ‘Ekogashi Company’. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Dren Gashi, në një intervistë për Radio KFOR-in ka treguar kur ka filluar prodhimi i këtyre veturave dhe ecurinë e tyre në tregun Kosovar: “Kompania ka filluar me prodhime elektrike qysh nga viti 2013, por në tregun evropian janë të pranishëm nga viti 2015. Është shumë e rëndësishme me theksu se veturat kanë kontrolle teknike dhe janë të pajisur me TYF gjerman. Në Kosovë kemi filluar me i sjell qysh nga fillimi i vitit 2021, përkundër faktit dhe vështirësive që solli pandemia. Arsyeja pse ne kemi filluar ti sjellim këto vetura këtu, është sepse janë vetura praktike, të qëndrueshme, janë të pajisura me TYF-in gjerman dhe distanca që kalojnë këto vetura, varion nga 150 deri në 257 kilometra me një mbushje. Kohëve të fundit Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me ‘Prishtina Parking’, kanë bërë disa stacione bazë të cilat mund të përdoren edhe për veturat ‘ZD’. Ne kemi dy modele të ‘ZD’, modelin D1 që shkon deri në 150 kilometra me një mbushje, që i bije me më pak se 1 euro me tarifën aktuale të energjisë elektrike në Kosovë dhe modelin D2S. Përparësia e veturave qëndron në faktin që e njëjta nuk ka nevojë për servisim, pra për vajra, filtër të vajit etj.”
Në ‘Ekogashi Company’, si distributor ekskluziv i autorizuar i kompanisë ‘ZD’, klientët mund të gjejnë auto-pjesët e autorizuara për veturat elektrike të kësaj marke.