‘VentureUP’ mban punëtori për ‘Kontabilitet dhe Financa për studentët e UP-së’
Trajnimet e organizuara nga VentureUP u japin mundësi studentëve të Universitetit të Prishtinës që të aftësohen më shumë dhe njëkohësisht te jenë më të gatshëm për tregun e punës. Trajnimi i radhës është punëtoria për Kontabilitet dhe Financa, ku në fund pjesëmarrësit do të pajisen edhe me certifikata.
Për të marr pjesë në këtë punëtori falas, ju mund të aplikoni në këtë adresë: https://forms.gle/FQ2qYqDXakweusng9, ndërsa afati i fundit për aplikim është data 4 maj 2019.
Këto trajnime organizohen në kuadër të projektit “VentureUP – University of Prishtina Venture Incubator”, të financuar nga European Union Kosovo.