Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Universitetin e Prishtinës “VentureUP” ka hapur thirrjen për ‘Programin e Inkubimit të Startup-eve’, në partneritet me Universitetin e Prishtinës si dhe mbështetur nga “Europian Union Kosovo”. Organizatorët kanë bërë të ditur se përveç trajnimeve të specializuara, të përzgjedhurit do të përfitojnë edhe hapësirë pune, llaptop, mentorim dhe mbështetje financiare deri në 10 mijë euro për t’i zhvilluar idetë e tyre.
Tutje, ata kanë njoftuar se data e fundit për aplikim në këtë program është 31 mars 2020, derisa gjatë ditëve në vijim do të mbahen trajnime falas për ‘Business Skills’ si dhe konsulta të vazhdueshme. Të gjithë të interesuarit për t’u informuar më shumë rreth detajeve dhe mënyrës së aplikimit, këtë të premte, më 12 mars, ‘VentureUP’ do mbajë një sesion informues në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nga ora 13:00. Më shumë informata për aplikimin dhe gjithçka tjetër ju i gjeni po ashtu edhe në vegzën: www.venture-up.org/call-for-startups