Se gratë/vajzat janë të zonjat edhe në vozitje, kjo do të dëshmohet edhe në garën më të madhe të femrave me vetura “Auto Slalom”, e cila do mbahet me 23 qershor, në Prishtinë, organizuar nga ‘Fask Kosova’ dhe ‘Eurogoma Racing Team’.
Për qëllimin e realizimit të kësaj gare dhe për karakterin e saj, për Radio KFOR-in më shumë na tregoi, Vjosa Selmani nga ‘Eurogoma Racing Team’:
“Slogani ynë për këtë garë është #womenarepower, duke dashtë me i largu paragjykimet edhe stereotipet për femrën në timon. Në këtë garë mund të marrin pjesë të gjitha femrat me veturat e tyre individuale, me ç’rast do të ballafaqohen me një shteg të drejtë 500 m, me disa pengesa, por aspak i rrezikshëm”, tha znj. Selmani.
Në këtë garë mund të marrin pjesë të gjitha gratë/vajzat që kanë patent shofer dhe që e kanë veturën në rregull tregoi znj. Selmani dhe shtoi se në këtë ngjarje do të jenë të pranishme personalitete të shumta gra, të cilat përfaqësojnë femrën e fuqishme, të suksesshme dhe të pavarur.