Qeveria në detyrë e Kosovës sot (11.02.21), ka marr vendim për lehtësimin e masave anti-kovid, duke u bazuar në propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në situatën aktuale epidemiologjike. Sipas këtij vendimi, në fuqi mbesin të gjitha masat e tjera, përveç se është hequr ora policore në komunat që janë në “zonë të kuqe” si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, mirëpo duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e CoViD-19.
“Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomik në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00”, thuhet në njoftim të Qeverisë së Kosovës.