Për shumkë një ditë e kaluar pa produkte shtazore dhe të tjera të pagatuara, do të ishte dita më e gjatë e tyre, por për të tjerët që i përkasin kategorisë së njerëzve vegan, një meny e tillë ushqimore, përbënë çdo ditë të jetës së tyre.
Pikërisht sot (1 nëntor), shënohet Dita Botërore e veganëve, e cila u krijua në vitin 1994 nga Presidenti i atëhershëm i Shoqatës Britanike, Luis Vols, me qëllim të përkujtimit të lëvizjes së ideologjisë si dhe krijimin e Shoqërisë Vegane në Mbretërinë e Bashkuar.
Dita moderne u lejon veganëve të gëzojnë me të vërtetë gamën e gjerë të ushqimeve që bota ka për të ofruar dhe zëvendësime për ato që përfshijnë mizori të kafshëve.
Veganët nuk konsumojnë mish të kuq, mish të pulës, qumësht me nën produktet e tij, vezë ,të gjitha ushqimet duhet të jenë të pagatuara dhe nuk duhet të konsumojnë kafe e as sheqer.
Pavarësisht teorisë se duke u gatuar frutat dhe perimet humbasin një pjesë të vlerave ushqyese, duhet të themi se disa substanca shumë të dobishme për shëndetin tonë përthithen më mirë me gatimin.