Ministria e Shëndetësisë vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë për tu vaksinuar kundër COVID-19. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19, përderisa prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës. Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.871 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton poashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.376 e në total numri i rasteve aktive është 160.