Sot (20 janar) fillon pjesa e dytë e Festivalit të Filmit Evropian. Pjesa e parë e tij u mbajt nga data 13 deri më 17 janar, në Kino Armata , duke ofruar filma të përkthyer në gjuhën shqipe dhe angleze, kurse sot vazhdon pjesa e dytë në ”Shtëpinë e Evropës”, në Veri të Mitrovicës, ku filmat e shfaqur do te kenë tani përkthim serbisht dhe anglisht.
Pjesa e dytë e festivalit do të fillojë me filmin “The Constitution” nga Rajko Grlic (2016), duke filluar nga ora 19:00, ndërsa nesër ( 21 janar), në pot ë njëjtën kohë shfaqet filmi “RAY & LIZ”, nga Richard Billingham (2018). Festivali i Filmit Evropian përmbyllet me datën 22 janar, me filmin “ King of the Belgians”, nga Peter Brosens dhe Jessica Woodworth (2016). Për të gjithë filmat, hyrja do të jetë falas.