“ArchiTech Festival” i cili ka filluar me datën 15 gusht, do të vazhdojë të mbahet deri me datën 27 nëntor 2020, duke përfshirë pjesëmarrjen e profesionistëve, arkitektëve si dhe qytetarëve të ndryshëm.
Lidhur me këtë festival, Radio KFOR-i kontaktoi kryetaren e Kuvendit Rinor, Kosovare Sadiku, e cila tregoi për aktivitetet që pritet të realizohen: “Festivali do të përmbaj tri punëtori, me numër të kufizuar të pjesëmarrësve, të cilat do të ndahen në tri grupe me nga pesë pjesëmarrës, ku do të trajtohet tema e pronave të përbashkëta kolektive. Në fund të festivalit pritet të implementohen tri projekte në hapësirat e përbashkëta, me fokus në hapësirat e gjelbra në kryeqytet. Diskutimet publike do t’i mbajmë online, në mënyrë që të mos e rrezikojmë shëndetin e qytetarëve, por të kemi numër më të madh të pjesëmarrësve, në mënyrë që të nxisim diskutim më të gjerë dhe të rrisim vetëdijen mbi kujdesin që duhet të kemi si qytetarë për këto hapësira.”
“ArchiTech Festival” është Festival i implementuar nga Kuvendi Rinor i Prishtinës dhe i përkrahur nga donatori kryesor, Komuna e Prishtinës.