Organizata Joqeveritare “Let’s Do It Kosova”, vazhdon me projektet e saja për pastrimin e ambientit në Kosovë. Nesër (06.03.19), duke filluar nga ora 12:00, aksioni i pastrimit i do të bëhet në Gërmi. Në këtë aksion, përveç vullnetarëve të “Let’s Do It Kosova”, do të marrin pjesë edhe studentë nga Shkolla e Mesme Internacionale “UWC Adriatic” të Italisë, ndërsa largimin e mbetjeve të grumbulluara do ta bëj Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”.
“Let’s Do It Kosova” fton të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkëngjiten këtij aktiviteti si dhe njëherit bën thirrje për ruajtje të ambientit.