Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës (AAK) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, i fton të interesuarit që të marrini pjesë në prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018” dhe nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Arkitekteve të Kosovës dhe Komunës së Mitrovices. Ky takim do të mbahet nesër (26.12.18), në Sallën për Media, të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Vlen të përmendim se edhe 6 ditë kanë mbetur kohë për aplikim, në një prej konkurseve më prestigjioze në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët, që të promovojnë punën e tyre të viteve të fundit si dhe të vlerësohen nga profesionistët.
Aplikimi është i hapur në 14 kategori të ndryshme duke përfshirë projektet arkitektonike, projektet urbane, projektet e trashëgimisë dhe të enterierit. Po ashtu, do të ndahet edhe çmimi i karrierës “Bashkim Fehmiu” dhe çmimi kryesorë i Bienales, për përzgjedhjen e të cilit do të përfshihen projektet e të gjitha kategorive në kandidim.
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, ka ndërmarrë një tur të promovimit të këtij aktiviteti në të gjitha komunat e Kosovës, ku ka marrë përkrahjen e merituar, jo vetëm nga komuniteti i arkitektëve, por edhe nga zyrtarët e komunave dhe drejtoritë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndarja e çmimeve për fituesit do të bëhet në muajin shkurt 2019, në një Gala mbrëmje, me të ftuar special nga komuniteti i arkitektëve.
Për më shumë informacion dhe për mënyrën e aplikimit, mund të drejtoheni në linkun: http://a-a-k.org/bienale/ ose në adresat elektornike administrata@a-a-k.org ose info@a-a-k.org.
Kategoritë e hapura për aplikim janë:
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ADMINISTRATIVE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ARSIMORE-EDUKATIVE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE TË BANIMIT
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE PËR ART-KULTURË
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE HOTELERIKE-SHËRBYESE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE INDUSTRIALE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE KOMERCIALE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE MJEKËSORE / SOCIALE
PROJEKTI MË I MIRË URBAN/PEISAZHOR
PROJEKTI MË I MIRË ENTERIERIT
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE REKREATIVE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE AGROKULTURËS
PROJEKTI MË I MIRË I INTERVENIMIT NE NDËRTESA
PROJEKTI MË I MIRË I ARDHSHËM / NË ZHVILLIM