‘VentureUP’ apo ndryshe e njohur edhe si Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, po vazhdon me aktivitetin bamirës, kësaj radhe fjala është për aktivitetin humanitar ‘Ndërro dhuratën me një buzëqeshje!’.
Sipas organizatorëve, ky aktivitet ka për qëllim kthimin e buzëqeshjes në këtë fundvit, te familjet me status më të rëndë social dhe pritet të përmbyllet nesër (26.12.19). Të interesuarit për të marr pjesë në këtë aksion, mund të përgatisin një dhuratë që mund të përfshijë produkte ushqimore (snacks, çokollata), dhurata të punuara me dorë, produkte higjenike apo veshëmbathje dhe më pas dhuratën mund ta dërgojnë në zyret e ‘Venture UP’, në rrugën Eqrem Çabej, në Prishtinë.