‘European College of Kosovo’ organizon ceremoninë e lansimit të projektit “Ndërmjetësimi Në Punë Për Të Rinjtë - në skemat: Trajnim në punë dhe praktikë në punë”.
Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, me qëllim të rritjes së qasjes së të rinjve në tregun e punës, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore të punësimit, ndërsa implementohet nga Kolegji Evropian i Kosovës.
Aktiviteti i lartpërmendur mbahet nesër (25.07.18), në “Orion Conference Center”, duke filluar nga ora 14:00.