Organizata jo-qeveritare ‘Gaia’, ka vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Këtë të martë (10 shtator) organizohet aktiviteti ‘Friday for Future’, ku do të diskutohet për pastrimin kolektiv të liqenit të Badovcit dhe aktivitete të tjera që do të organizohen në kuadër të programit të tyre.
Qytetarë dhe aktivistë të cilët duan të ndihmojnë në këtë ngjarje, mund të jenë pjesë e këtij takimi, duke u takuar nesër nga ora 19:00, në hapësirat e qendrës ‘Termokiss’ në Prishtinë. Qytetarët mund të kontribuojnë duke shfaqur idetë e tyre dhe zgjedhjet që kanë rreth këtij problemi. Po ashtu, vullnetarë të shumtë mund të ndihmojnë në pastrimin e liqenit të Badofcit që do të bëhet gjatë javës së ardhshme.