Organizata ‘GAIA Kosovo’, për herë të dytë këtë vit ka organizuar Festivalin ‘BreFest’.
Ky festival i mundëson të rinjëve nga i gjithë Ballkani të takohen, miqësohen dhe të shkëmbejnë përvoja për çështje të ndryshme.
Nga data 10 deri me 12 gusht, në Malet e bukura të Sharrit ky aktivitet do t’i mundësoj të rinjëve të mposhtin paragjykimet dhe të mësojnë më shumë për kulturat e njëri-tjetrit. Në kuadër të kësaj ngjarje do të organizohen edhe ecje malore, puntori dhe diskutime duke shijuar bukuritë e maleve të Sharrit.
Ngjara mbështetet nga, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ‘Regional Youth Cooperation Office – RYCO’, dhe ‘Erasmus+’, ndërsa hyrja është pa pagesë.