Ushqimet tradicionale janë si magnet për mbledhjet e hareshme familjare, në një tryezë. Ato janë ushqime të cilat trashëgohen brez pas brezi.
Për ushqimet tradicionale që përgatiten tek ne, Radio KFOR-i kontaktoi pronarin e “Nona’s pastry”, Bardh Fona: “Produktet tradicionale që kërkohen më së shumti tek ne janë mantijat me mish, i kemi të gjitha llojet e piteve, me spinaq, djathë, kungull, lakër, presh, me kos e me hudhër, pastaj është leqeniku, me misër dhe spinaq. Kemi edhe fli, që është një nga produktet më të shitura.Prej ëmbëlsirave e kemi bakllavën dhe trileqen që ne i përgatisim. Ushqimet përgatiten me pasion nga kuzhinieret tona, që në fakt, këto ushqime i përgatisin me shumë dashuri edhe në shtëpitë e tyre.”
Jo vetëm ne kosovarët, por edhe vizitorët e huaj thonë se ushqimet e Kosovës, që përgatiten nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme!