Stina e verës është një ndër stinët e preferuara për shumë njerëz, por për t’i shijuar në maksimum tre muajt e saj, është shumë e rëndësishme të dimë se cilat ushqime preferohen të konsumohen.
Për të mësuar se cilat ushqime duhet t’i konsumojmë gjatë kësaj periudhe, Radio KFOR-i ka kontaktuar dietologen, Vala Pupovci: “Gjatë stinës së verës është tepër e rëndësishme që të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime, si shalqi, pjepër, domate, tranguj, qershitë, manaferrat, fiq, kos, qumësht, djathë, gjizë etj. Ushqimet që nuk i kisha preferuar janë ushqimet e shpejta, të cilat përmbajnë shumë yndyrë, pastaj pijet e gazuara. Zgjedhja më e mirë kishte me qenë përdorimi i ujit.”
Të kujdesesh se si ushqehesh, është shumë e rëndësishme dhe është e domosdoshme në qoftë se duam të kemi një shëndet të mirë.