Ndërsa bota vazhdon të përballet me pandeminë ‘COVID-19’, shumë njerëz po kërkojnë ushqimin magjik apo mbrojtjen më të mirë që mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit dhe mirëqenien e përgjithshme. Bazuar në hulumtimet e shumta të bëra nga ekspertët shëndetësorë bashkë me nutricionistë dhe ekipe mbështetëse është vërtetuar se ushqimi i shëndetshëm, ndihmon në mbrojtjen por edhe tejkalimin më të lehtë nga virusi ‘Covid-19’. Më poshtë sjellim disa nga ushqimet që deri më tani janë vërtetuar se mund të mbrojnë organizmin tuaj në këtë kohë pandemie nga viruset e ndryshme:
Supa me pulë – është një tjetër ushqim që sipas Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, ka një efekt anti-inflamator dhe qetëson inflamacionin në traktin e sipërm respirator që ndodh kur ju shfaqet një ftohje.
Hudhra – është vërtetuar se ndihmon ndihmuar në largimin e ftohjes së zakonshme.
Specat e kuqë – kryesojnë kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet me sasi të lartë të vitaminës C.
Erëza kurkuma (turmerik) – Kjo erëz përmban një përbërje të fuqishme anti-inflamatore.
Boronicat – janë të mbushura me antioksidantë që mund të ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e kollës dhe ftohjes.
Brokoli – Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos raportuan se brokoli mund të jetë një shtesë e shkëlqyer për dietën tuaj nëse jeni duke u përpjekur të parandaloni një ftohje. Brokoli dhe perimet e tjera ndihmojnë në rritjen e imunitetit.