“Nëse nuk të pëlqen diçka, ndryshoje. Nëse nuk mund ta ndryshosh atë, atëherë ndryshoje mënyrën se si mendon për të”, kjo thënie e famshme e Mary Engelbreit na dëshmon se në jetë ka zgjidhje për secilin problem.
Jeni ndarë? Keni humbur punën së fundmi? Apo, thjesht jeni zgjuar të pasigurt – Mos u shqetësoni, sepse pothuajse secili nga ne ka kaluar ditë të tilla.
Andaj, mbani mend thënien e Fredih Niçe se “Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë” dhe atë të Aristotelit se “Edhe në momentet më të errëta, ne duhet të fokusohemi te drita që shohim”.
Citimi i thënieve të tilla inspiruese është praktika më e mirë për ta rritur pozitivitetin tuaj.
Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese, interesante apo optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave, janë më të vlefshmet.
Prandaj, ashtu siç thotë Brian Tracky: “Bëjeni jetën tuaj kryevepër, imagjinoni se nuk ka limitime në atë që mund të jesh, të kesh apo të bësh”.