Fëmijët që e duan karatenë, së shpejt do të kenë mundësi që të mësojnë më shumë rreth disiplinave të këtij sporti, përmes kurseve që do të mbahen 3 herë në javë, në qendrën Termokiss, në Prishtinë.
Këto kurse organizohen nga Klubi i karatesë i njohur me emrin ‘UNSU’, me instruktoren Luljeta Shala, e cila për një kohë të gjatë është aktive në udhëzimin dhe mësimin e fëmijëve në këtë art marcial.
Fëmijët që do të tregojnë suksese në këto kurse, do të kenë mundësi që të marrin pjesë në gara kombëtare e ndërkombëtare për karate.