Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) përfundoi fazën e dytë të donacioneve me pajisje mbrojtëse personale për 33 komuna, gjithsej 1,381 kuti (50 palë në secilën kuti), 2,000 kuti me maska (50 maska në secilën kuti), si dhe 387 tableta elektronik.
Pas një iniciative dy-javore të dhurimit të pajisjeve të shëndetit, higjienës si dhe printerëve 3D në muajin maj, shpërndarja përfundimtare u bë përgjatë javës së kaluar, në tërë Kosovën si dhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku përfaqësuesit e këtij institucioni morën pakot nga stafi i UNMIK-ut, duke respektuar masat mbrojtëse nga kjo pandemi globale.
Për shkak të mungesës globale të pajisjeve personale mbrojtëse si dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, pajisjeve të lartpërmendura, iu deshën më shumë kohë për të arritur në Kosovë, sesa normalisht pritej. Sidoqoftë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreu i UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se përpjekjet e vazhdueshme për të sjellë materialin tek njerëzit e Kosovës në një moment kritik është shpaguar:
“Të gjithë jemi ballafaquar me një kërcënim të vazhdueshëm nga COVID-19 dhe kurimi më i mirë është parandalimi. Këto pajisje mbrojtëse personale do shkojnë tek ata që janë më të rrezikuar nga mundësitë e kontaktit me këtë virus. Gjersa, dhurimi i tabletave do të ofrojë mundësi mësimi online për fëmijët që nuk mund të shkojnë në shkollë, duke zbutur ndërprerjen e arsimimit të paraqitur nga kjo katastrofë globale.”
Për të mësuar se në cilat vende konkrete janë shpërndarë këto pajisje të lartpërmendura, klinkoni në këtë adresë elektronike: https://www.facebook.com/UNMIK/posts/10158109587097798