Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i ka dorëzuar pesë qen ‘Njësisë K9’, të Policisë së Kosovës (PK), kjo duke marr parasysh që teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.
“Përmes projektit “Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme”-(CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë (5) qen K9, janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e certifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e Polimerit. Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për ‘Njësinë K9’, pasi që do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.