Organizata “UN Women” dhe “SIDA – Bashkëpunimi Ndërkombëtar Suedez për Zhvillim”, kanë nisur një iniciativë katër vjeçare për t’i mbështetur qeveritë e vendeve të Ballkanit për avancimin e barazisë gjinore.
Në lidhje me këtë iniciativë, Radio KFOR-i ka kontaktuar shefen e Zyrës së “UN Women” në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, e cila tha: “Prezantimi i Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor në Kosovë vjen në një kohë kritike, veçanërisht tani, gjatë krizës së ‘Covid-19’. ‘Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor’ do ta vë barazinë gjinore dhe perspektivën e grave, në qendër të planifikimit dhe buxhetimit, me investime konkrete në adresimin e boshllëqeve gjinore.”
Në një njoftim për media bëhet e ditur se vendet qe do të përkrahen në kuadër të programit “Financimi Transformues për Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor” do të jenë Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina. Përmes kësaj vegëze, ju mund të mësoni më shumë për këtë program dhe lansimin virutal të tij: https://bit.ly/30j6EaG