Në shekullin e 13-të, Amsterdami ishte një fshat i vogël peshkimi, i ndërtuar prapa një dige e cila e mbronte atë nga lumi Amstel. Fshati që e mori emrin në bazë të lumit Amstel (Amstelredam), u zhvillua për t’u bërë qyteti më i rëndësishëm i Holandës. Edhe pse nuk njihet aq shumë për ushqimin e mirë, por nëse kërkoni të shuani etjen, atëherë Amsterdami është vendi i duhur. Birra e Amsterdamit është më e pëlqyera në Evropë, e themeluar në Amsterdam në vitin 1864, Heineken tani prodhon pothuajse 5.2 miliardë litra birrë çdo vit.
Me rreth 1 milion biçikleta në qytet, korsitë e biçikletave të Amsterdamit funksionojnë si autostrada. Në këtë qytet ka rreth 400 kilometra të shtigjeve për biçikleta, por Amsterdami njihet edhe për 165 kanalet ujore, që përbëjnë 100 km kanale ujore, që e bënë Asterdamin t’ia kalojë edhe Venecias me kanalet e tij ujore.
Për një kryeqytet relativisht të vogël, Amsterdami është në krye, kur bëhet fjalë për kulturën. Qyteti ka më shumë muze dhe teatro për kokë banori në botë. Piktori i madh Rembrant, lindi dhe jetoi në Amsterdam dhe pikërisht aty gjendet edhe koleksioni më i madh i veprave të tij.
Krenaria e Amsterdamit është edhe ekipi i futbollit – Ajaks. Legjendat e futbollit holandez si Johan Cruyff, Patrick Kluivert u formësuan pikërisht në Ajaks, që njihet për akademinë shumë të suksesshme të futbollit për të rinjtë.