Karakasi është kryeqyteti i Venezuelës dhe një qendër ekonomike e këtij vendi. Me një popullsi prej 2 milionë banorësh, kjo e bën edhe qytetin më të madh në këtë vend. Brenda qytetit, bie në sy Katedralja e Karakasit, një vulë e arkitekturës romake që daton nga shekulli i 17-të. Diçka që do ju marr sytë sapo të hyni në këtë qytet, janë edhe dy kullat binjake 225 metra të larta, që përndryshe janë edhe atraksion turistik.
Karakasi njihet edhe si një vend i pasur me llojllojshmëri të botës shtazore, e gjithashtu është shtëpi për brejtësit më të mëdhenj në botë. Janë vetëm 17 vende në mbarë botën që konsiderohen mega-diversitete, kjo nga numri i specieve që gjenden në ato terrene dhe Venezuela është një nga ato vende.
Venezuela është e njohur edhe për diçka tjetër, ky vend ka fituar 6 herë kurorën e Miss Botës, kështu mban vendin e parë në kuadër të vendeve me më së shumti kurora bukurie, e menjëherë pas saj vijnë Mbretëria e Bashkuar dhe India më 5 kurora të tilla.
Ka shumë objekte interesante që mund ti vizitoni në Karakas, e disa nga strukturat që nuk bën t`ju ikin pa i parë janë: Stadiumi i ndeshjeve të demave Nuevo Circo de Carac, Pallati i Bolivarit dhe Pallati Las Academias.
Nëse flasim për ushqimin, një ndër ushqimet më të preferuara në Karakas është Arepas, që janë në fakt petulla të shijshme të mbushura me djathë ose me mish.
Do ti shijoni edhe shëtitjet me veturë në këtë vend, një nga arsyet është edhe fakti se në Venezuelë çmimi i karburanteve është shumë i ulët, ku çmimi i tyre shkon në rreth 15 cent për litër, që e bën Karakasin një ndër vendet me karburantin më të lirë në botë.