Është lansuar për publikun ‘Platforma për Ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë’, qendra e parë informative e këtij lloji mbi iniciativat, arritjet, mundësitë si dhe kampionët e ndërtimit të mirëbesimit.
Drejtorja Ekzekutive e OJQ-së që e lansoi këtë webfaqe me datën 18 mars, New Social Initiative (NSI), Znj. Jovana Radosavljeviq, në një letër publike shkroi mbi rëndësine e shtuar të ndërtimit të mirëbesimit duke marrë parasysh rrethanat sfiduese të COVID-19:“Pikërisht për shkak të sfidave që paraqet pandemia aktuale e COVID-19, ndërtimi i mirëbesimit dhe Platforma e Ndërtimit të Mirëbesimit në Kosovë, kanë fituar rëndësi të shtuar. Besimi tek njëri tjetri nuk ka qenë kurrë më parë më i rëndësishëm për mirëqenien tonë kolektive. Kjo është edhe arsyeja që sot po e lansojmë Platformën për Ndërtim të Mirëbesimit në Kosovë”, shkroi Radosavljevic.
Distanca fizike nuk ka nevojë të nënkuptoj izolim, mirëpo kjo platformë mund të ndihmojë të rinjtë në mënyrë digjitale, tha Znj. Radosavljeviq dhe shtoi: “Platforma e Ndërtimit të Besimit mund të ndihmojë në mënyrë digjitale, të lehtësojë barrën duke ju sjellë histori pozitive të njerëzve që punojnë së bashku nëpër komunitete, frymëzim nga kampionët që ndjellin besim në mënyra të reja dhe inovative si dhe aftësinë për t’u lidhur dhe ushtruar solidaritet me të tjerët, në një kohë kur çdo ditë e zakonshme, rutina dhe lidhjet shoqërore janë ndërprerë.”
Për të mësuar më shumë rreth kësaj platforme, ju mund të klikoni në faqen https://kosovotrustbuilding.com/sq .