Procesi i aplikimit për Programin e Bursës së Kosovës për Ekselencë në Gazetari’ për vitin 2018 tani është i hapur. Programi do të filloj në shtator 2018 dhe është i bazuar sipas Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari, që ka filluar qysh në vitin 2007.
Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese – BIRN Kosova dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK ftojnë të gjithë gazetarët e interesuar që të aplikojnë për këtë bursë 6-mujore, të ofruar nga Bashkimi Europian në Kosovë.
10 gazetarë ambiciozë dhe të guximshëm do të zgjidhen nga një ekip profesionistësh lokalë dhe rajonalë për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje dinamike dhe të pasur. Secili anëtar do të përfitojë bursë prej 2,000 euro për një storie të thellë hulumtuese që mbulon çështjet si shpenzimet publike, qeverisja lokale, prokurimi publik, mjedisi, energjia, shëndetësia, kultura, arsimi, financimi i mediave, të drejtat e njeriut, bashkëpunimi ndëretnik etj.
Përveç kësaj, gazetarët e përzgjedhur do të përfitojnë mentorim nga një ekip redaktorësh të kualifikuar të BIRN Kosova, të cilët kanë përvojë të gjerë në prodhimin dhe redaktimin e raportimit të cilësisë së lartë në Kosovë dhe në rajon, si dhe janë vlerësuar për ekselencën e tyre nga disa organizata dhe kanë fituar çmime për raportim të paanshëm dhe profesional nga organet kryesore të mediave në Kosovë.
Në fund të programit, bursistët priten të kenë prodhuar një storie origjinale hulumtuese/kërkimore. Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij programi prestigjioz, mund të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ta dorëzojnë aplikacionin deri në mesnatë, më 24 gusht 2018, në euproposals@birn.eu.com.
Propozimet mund të dorëzohen në shqip, anglisht ose serbisht, që janë tri gjuhët e punës të cilat do të përdoren gjatë kohëzgjatjes së programit.
Gratë dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë.