Kosova njihet si vend me pika të shumta turistike dhe meqë turizmi është një faktor kyç në zhvillimin e ekonomisë së një vendi, Këndi Amerikan në Prizren ka zgjedhur të trajtojë pikërisht këtë temë.
Sot, 9 korrik, nga ora 20:00 në një takim online, profesoresha universitare, Besjana Rexhepi do të prezantojë hulumtimin e saj rreth turizmit.
Radio KFOR-i kontaktoi Këndin Amerikan në Prizren, ku u njoftua se përveç këtij aktiviteti ata organizojnë edhe tema të tjera të ndryshme që lidhen me edukimin, ekonominë, kulturën, shfaqin filma me tema të ndryshme si dhe organizojnë kuize të shumta.
Sa i përket aktivitetit të sotëm, ata njoftuan: “Prezantuesja, profesoresha universitare, Besjana Rexhepi, do të bëjë prezantimin e punimit hulumtues të saj, ku do të fokusohet fillimisht në turizmin botëror dhe pastaj në atë vendor, dhe do të bëjë krahasime të ndryshme. Gjithashtu, në prezantim do të ndalet edhe në disa prej pikëve tona më te mira turistike dhe përfitimet që sjellin ato. Në fund, si zakonisht, do të jetë i hapur diskutimi me pyetje dhe përgjigje lidhur me temën.”
Për tu njohur më shumë me turizmin në Kosove dhe jo vetëm, të interesuarit mund të kyçen në këtë adresë elektronike: https://us04web.zoom.us/j/3430050244?pwd=MjlJNG5oeFNPaVl4WWdrNGhqMUJlUT09
Meeting ID: 343 005 0244
Password: 1234