Organizata ‘TruAktiv’ që nxit mendimin kritik në shoqëri, ka vazhduar aktivitetet mujore të shfaqjes së filmit dhe dhurimit të librave në qytetin e Pejës. Aktiviteti i radhës do të fillojë me datën 23 janar nga ora 19:00, në Kino ‘Jusuf Gërvalla’ në Pejë, ku do të shfaqet filmi ‘Leaving the Cult’. Filmi rrëfen një histori interesante dhe të guximshme të disa adoloshentëve, të cilët vendosin të braktisin besimin e tyre për të eksploruar botën dhe për të gjetur aventura të reja të jetës. Pas shfaqjes së filmit ‘TruAktiv’ do të dhurohen edhe disa libra për pjesëmarrësit, po ashtu do të mbahet edhe një diskutim që ka të bëjë me tematikën e filmit në fjalë, për të nxitur mendimin kritik tek të rinjtë.
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga ‘Ambasada e Mbretërisë së Holandës’ në Kosovë, ndërsa filmat janë siguruar nga programi i festivalit ‘DokuFest’.