Nganjëherë efekti i dëgjimit është shumë më i rëndësishëm se sa i të folurit. Nëse dëgjon më shumë dhe flet më pak, atëherë do të kesh një përparësi më shumë, mirëpo nëse arrini ti kombinoni që të dyja, atëherë do të kesh influencë gjatë komunikimit.
Nëse “Dëshironi të ndihmoni dikë? – Ndaluni dhe dëgjoni!”, hapi i parë është të dëgjoni njerëzit që po përpiqeni të ndihmoni. Por shpesh ne nuk arrijmë të bëjmë dallimin midis vënjes së veshit dhe dëgjimit. Përderisa e para përfshin veprimin pasiv të lejimit të veshëve tingujve në tru, kjo e fundit përfshin përfshirjen aktive dhe emocionale me ato që janë thënë gjatë bisedës. Dëgjuesit e mirë janë shpesh edhe folës të mirë, pasi marrin informacione në një nivel më të thellë dhe i mbajnë mend ato gjëra për më gjatë. Pra, sipas shume studimeve, të dëgjuarit aktiv është një nga komponentët më të rëndësishëm të komunikimit. Kjo pasi të dëgjuarit aktiv ju ndihmon që të kuptoni, vlerësoni dhe të mbani në mend informacionin e marr nga bashkëbiseduesi. Aftësia për të dëgjuar në mënyrë aktive është më e dobishme se aftësia për të folur dhe bindur, andaj, Radio KFOR-i sjell tek ju pesë metoda efektive se si ju mund të bëheni dëgjues aktiv:
01. Përdorni sytë tuaj gjatë komunikimit
02. Mbajeni gjuhën tuaj, mos u mundoni të flisni më përpara
03. Reagoni, mirëpo mos veproni para kohe
04. Përdorni fuqinë tuaj vizuale
05. Mos gjykoni pa përfunduar fjalimi
Gjithmonë kujtoni se të dëgjuarit aktiv është një mjet i fuqishëm i komunikimit, andaj shfrytëzoni atë.