Moda është një shprehje estetike, që përfaqëson shumë më tepër se veshje të përditshme.
Edhe pse pothuajse gjithë bota ndodhet në periudhë pandemie, trendet e veshjeve vazhdojnë të jenë të ndryshme dhe njerëzit ndjekin dhe inspirohen për pamjen e tyre të jashtme vazhdimisht. Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me disenjatoren e modës, Valdete Mustafa, e cila tregoi se në sezonin e pranverës, do të mbizotërojnë veshjet e viteve të 80-ta, me ngjyra të guximshme dhe aksesorë të rikthyer nga dekadat e kaluara: “Trendet e veshjeve, ngjyrave dhe aksesoreve në vitin 2021, do të jetë më ndryshe dhe më të guximshme se vitet e kaluara. Këtë vit, do të jetë trendi xhaketat e gjëra të frymëzuara nga vitet 80-ta. Palltot e gjata dhe mushamat janë gjithashtu trendi këtë vit, të punuara me prerje dhe detaje, sidomos pjesa e sipërme. Me rripa shpatullash dhe jaka të mëdha, këto detaje do të zbukurojnë pjesën e sipërme, duke i dhënë një pamje spektakulare dhe solemne. Po ashtu, lëkura dhe pantallonat e gjerë me bel të lartë, do të jenë trendi edhe këtë vit.”
Gjithashtu, znj. Mustafa, tregoi se sa i përket ngjyrave këtë vit, do të jenë ngjyrat pastel si ajo blu, gri, jeshile, verdhë, rose, kafe, e bardha dhe pa dyshim e zeza.
Ndërsa, aksesoret që do të jenë trend këtë vit janë shamitë në kokë, të frymëzuara nga vitet e 50-ta dhe 6-ta. Ndërsa çantat edhe këtë vit do të jenë ato në formë të vogël.