Dashamirët e muzikës klasike do të kenë rastin që të bëhen ndjekës të drejtpërdrejtë të një ngjarjeje kulturore, e cila do të ndodh nesër (11.10.18) në lokalet e Galerisë së Ministrisë, Kulturës dhe Sportit, në Prishtinë.
Është pikërisht ansambli “Trio Vivo”, në përbërje të artisteve: Lejla Pula, në piano, Enkelejda Zajmi Gorani, në flaut dhe sopranoja, Besa Llugiqi, të cilat do të promovojnë albumin e tyre të parë, me titull “Për Vendin tim”.
Sa kohë i është nevojitur artisteve pjesëmarrëse për realizimin e këtij projekti artistik, për Radio KFOR-in foli sopranoja, Besa Llugiqi:
“Për ta realizuar një projekt të tillë, të cilin do ta prezantojmë nesër në formë të një CD-je, na është nevojitur 1 vit e gjysmë. CD-ja përfshinë 9 vepra muzikore nga kompozitorë të njohur vendor dhe botëror.”
Theksojmë se “Trio Vivo” është ansambli i parë i këtij formacioni në Kosovë, i themeluar në vitin 2013, i cili ka performuar në ngjarje të ndryshme kulturore në vend dhe në botë.