Organizuar nga Akademia Profesionale INFINIT, më 22 dhjetor, në Hotel Sirius, do të mbahet trajnimi në degën “Gazetari dhe Komunikim Masiv”, nga trajnerë dhe ekspertë të këtyre fushave nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në këto fusha:
‘Hyrje në gazetari’, ‘Gazetaria në etapa të ndryshme të zhvillimit’, ‘Hyrje në komunikim’, ‘Modelet e komunikimit’, ‘Rregullat e komunikimit efektiv’ dhe ‘Menaxhimi i procesit të komunikimit’. Pas shpalljes së rezultateve pjesëmarrësit do të njoftohen për llojin e bursës të cilën e kanë fituar.
Mundësitë e bursave përfshijnë: Bursë të plotë 100%, gjysmë-bursë 50% dhe bursë pjesore 25%.