Për herë të parë në Kosovë, Akademia Profesionale INFINIT është duke organizuar trajnimin profesional në shitje dhe kujdes ndaj konsumatorit “Straight line persuasion”, i cili ka filluar së realizuari gjatë ditës së djeshme dhe përfundon më 31.10.2019.
Ky trajnim ofron mundësinë që të përgatiteni për kërkesa të tregut të punës me mundësi aplikimi në disa fusha dhe profesione të gjeneratës së re, ku sigurohen trajnimi, praktika dhe punësimi i garantuar.
Trajnimi përkatës është intenziv dhe zhvillohet sipas metodave më bashkëkohore të shitjes dhe bindjes së drejtpërdrejt dhe në secilën ditë do të zhvillohet një modul, ku përfshihet pjesa teorike, puna praktike me shembuj, simulim dhe role (individuale dhe grupe).