Sot (03.07.18) nga ora 16:00 do të mbahet trajnimi me tëmën ‘Brain Training Workshop’ në Innovation Center Kosovo (ICK). Ky trajnim organizohet nga ‘Retention Studio’, në bashkëpunim me ‘ICK’ dhe ‘SyncLab’.
Trajnimi do të përfshijë mësime për trajnimin e trurit për zhvillimin e rrugëve të memories.
Mysafir special i këtij trajnimi do të jetë kampioni i pesëfishtë i Suedisë për memorie si dhe trajneri i ekipit kombëtar të Suedisë në memorie Idriz Zogaj.
Gjithashtu, në këtë ngjarje ju do të njoftoheni rreth projektit të quajtur “Memotopia”, e që është duke u zhvilluar nga një ekip Kosovar në bashkëpunim Universitetin e Goteborgut, në Suedi